
Arsenali i shkaktoi Bajernit humbjen e parë për këtë sezon, 3-1 mbrëmjen e djeshme në Champions League. Golin e vetëm për bavarezët e shënoi talenti Lenart Karl.
Ndërkohë, ylli kryesor i sulmit bavarez, ishte plotësisht në hije ndaj Arsenalit. Herri Kejn nuk bëri asnjë goditje të vetme për herë të parë në përballjet e tij të shumta me “Topçinjtë“.
Pavarësisht se ka treguar një super formë këtë sezon, në përballjen e parë me një ekip “big”, Herri Kejn dështoi totalisht. Gjithsesi ky rekord negativ ndaj Arsenalit nuk i zhvlerëson aspak aftësitë e tij si sulmues.
Lini një Përgjigje