
33-viteve pritje për titullin e 3 në histori u erdhi fundi mbrëmjen e djeshme, pas javës së 33 të Serisë A. Pesë javë nga fundi i kampionatit, Napoli është kampioni i ri i Italisë, falë një barazimi të arritur në transfertën e Udines, ku Osimhen ka meritën e golit-titull që siguroi pikën e nevojshme për matematikën (për Udinezen shënoi më herët Lovriç).
25 fitore, 5 barazime dhe vetëm 3 humbje e kanë bërë triumfues rrugëtimin e deritanishëm të “Axurrëve”, që në pjesën e mbetur të sezonit vetëm mund të përmirësojnë rekordet e tyre, ndërsa shijojnë suksesin më se të merituar.
Para pak çastesh futbollistët dhe drejtuesit e Napolit kanë mbërritur në qytetin e tyre, pasi mbrëmë festuan në Udine. Por, interesante është fakti që futbollistët po largohen nga aeroporti me taksi dhe jo me autobusin e klubit.
Dhjetëra taksistë po transportojnë lojtarët drejt qytetit, ku do të festohet titulli i tretë në histori të klubit. Për të shmangur problematikat gjatë rrugës me tifozët, klubi duket se ka bërë këtë zgjedhje.
#Napoli, i taxi con a bordo i giocatori lasciano l'aeroporto pic.twitter.com/wO5wfxD5fo
— calciomercato.com (@cmdotcom) May 5, 2023
Lini një Përgjigje