TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Maj 2025, 21:08

Zuri vendin e 8-të në Eurovision, kënga “ZJERM” nga Shkodra Elektronike interpretohet në gjuhën e shenjave

Shkruar nga Pamfleti

Zuri vendin e 8-të në Eurovision, kënga “ZJERM” nga

Kënga “ZJERM” nga “Shkodraelektronike”, përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision 2025, vjen tani në një version të ri, të interpretuar në gjuhën e shenjave.

Ky format e bën muzikën më të aksesueshme për personat me dëmtime dëgjimi, duke u dhënë mundësinë të ndjejnë emocionet dhe mesazhin e këngës në një mënyrë unike.

Interpretimi në gjuhën e shenjave përdor lëvizjet e duarve, mimikën dhe gjuhën e trupit për të transmetuar emocionet, jo vetëm përkthim fjalë për fjalë.

Nisma pasqyron angazhimin e “Shkodraelektronike” dhe Eurovision për diversitet dhe përfshirje, duke e bërë “ZJERM” një urë lidhëse mes njerëzve dhe kulturave të ndryshme.

 

Lini një Përgjigje