TAGS-AT E JAVËS

Showbiz10 Maj 2026, 08:15

Zhaku hap zemrën në 'Ferma Vip': Jam drejt divorcit, martesa ishte një gabim

Shkruar nga Pamfleti

Zhaku hap zemrën në 'Ferma Vip': Jam drejt divorcit, martesa

Inida Gjata, e njohur si Zhaku, iu bashkua spektaklit “Ferma VIP”, ku u dallua menjëherë për natyrën e saj spontane dhe të drejtpërdrejtë.

Gjatë një bisede me Mozën dhe Kostanën në oborrin e fermës, Zhaku bëri një rrëfim emocional për jetën personale dhe marrëdhënien e saj martesore.

Ajo tregoi se pas 15 vitesh martesë është në prag divorci, pasi marrëdhënia me partnerin nuk po funksiononte më dhe se ndihet më mirë vetëm.

“Unë vetëm jam rehat fare. Do bëj ndarjen e kujdestarisë dhe të gjitha, rregullohen me gjyq. Çe dua të rri në një martesë që nuk funksionon? Nuk dua të martohem më. Martesa është gabim, jam veshur me të zeza atë ditë”, tha Zhaku.

Më tej, ajo foli edhe për djalin e saj 4-vjeçar, duke treguar se ai është në spektrin autik, por ka bërë shumë përparime dhe ka inteligjencë të lartë emocionale.

“15 vjet kanë qenë të larmishme. Djalin e kam 4 vjeç, është autik. Ka bërë shumë përparime. Tani ka filluar flet nga pak. Është gjeni. Ka mësuar numrat në shqip e anglisht. Çuni ka inteligjencë emocionale dhe kur kemi pasur një problem në shtëpi, mënyra se si më shikonte dhe më prekte faqet, se nuk flet dot, ishte në një mënyrë tjetër”, u shpreh ajo.

Lini një Përgjigje