
Edhe pse nuk duket, Yll Limani mbushi plot 31-vjeç. Këngëtari e festoi datëlindjen me një surprizë të veçantë, të përgatitur nga njerëzit më të afërt.
Një darkë intime me miqtë dhe personat e zemrës u organizua fshehurazi, duke e lënë artistin plotësisht të befasuar sapo hyri në ambientin ku e prisnin dhe pa turmën e mbledhur për të.
Momenti u filmua dhe videoja është bërë menjëherë virale në rrjete sociale, ku shihet reagimi i emocionuar i këngëtarit, i cili nuk e priste një pritje të tillë.
Edhe pse u përpoq të bënte humor, duke thënë “Hajde tani, jashtë”, Ylli nuk arriti dot të menaxhojë emocionet.
@360_media Happy Birthday @Yll Limani ❤️ #ylllimani #shqip #fyp ♬ original sound - 360 MEDIA
Lini një Përgjigje