
Tenisti më i mirë i të gjitha kohërave, Novak Xhokoviç, prej vitesh është i dashuruar me Jelenën, gruan dhe nënën e Stefanit dhe Tarës.

Të dy janë njohur përmes miqve të përbashkët gjatë gjimnazit dhe që atëherë janë praktikisht të pandarë dhe në botën e sportit konsiderohen si një nga çiftet më harmonikë. Jelena është dashuria më e madhe, por jo e parë e Novakut, kampioni i tenisit ka qenë në një lidhje me një serbe të famshme në adoleshencë!

Bëhet fjalën për Lidija Popoviç, e cila karrierën e saj në botën e muzikës e ndërtoi me pseudonimin Ledi Li, d.m.th. LadyLee! Ajo punon si DJ dhe performon në të gjithë botën, kështu që nuk është çudi që ajo ka 2.3 milionë ndjekës në Instagram!

Përveç karrierës së saj muzikore, dhe thuhet se merr deri në 30 mijë euro për një performancë, dhe kompaninë e produksionit që zotëron, Lidja tërheq vëmendjen edhe me pamjen e saj fizike tejet tërheqëse!

"Serbja Xhenifer Lopez", siç e quajtën mediat në vendlindjen e saj disa vite më parë, mund të mburret edhe me qindra mijëra pëlqime në pothuajse të gjitha postimet e saj, qofshin ato foto nga performancat në mbarë botën, nga një dalje nate apo fotot provokuese nga disa plazhe të bukura.

Sa i përket marrëdhënies me Novak Xhokoviç, ajo nuk zgjati shumë. Asokohe Lidija jetonte në Novi Sad, ndërsa Novak në Beograd, ndaj edhe përkundër dëshirës së madhe për të mbajtur një lidhje në distancë, nuk ia dolën. Sidoqoftë, ndarja nuk ishte e stuhishme dhe Ledi Li përmendi disa herë se çfarë lloj Novak është në të vërtetë.

"Në lidhjen tonë Nole ishte gjithmonë i vëmendshëm dhe i buzëqeshur, por atëherë nuk kishte detyrime si sot. Tani ai mban një barrë të rëndë mbi shpinë, si një njeri i famshëm në botën e sportit. Sigurisht, Nole nuk është një këpucar... ", tha ajo. Në të njëjtën kohë Lidia shtoi: "Novak është një djalë i shoqërueshëm dhe i butë, të paktën kështu e mbaj mend".

Lidija pranoi se ajo nuk është më në kontakt me tenistin serb, por që ajo kujton detajet e marrëdhënies së tyre! “Ne u ndamë, nuk ka asgjë të keqe dhe sot secili ka karrierën e tij, ne jemi në këmbë pa ndalesë, por sigurisht e kujtoj me mall atë periudhë, më pëlqen ta kujtoj. Gjëra të bukura,"- tha Lidija Popoviç me famë botërore.



Lini një Përgjigje