TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Mars 2023, 08:54

Vjosa u shpall ‘Park Kombëtar’, Leonardo Di Caprio: Sot është bërë historia, lumi do të rrjedhë i lirë përgjithmonë

Shkruar nga Pamfleti

Vjosa u shpall ‘Park Kombëtar’, Leonardo Di Caprio: Sot

Aktori i njohur Leonardo di Caprio ka reaguar pas shpalljes së lumit Vjosa ‘Park Kombëtar’.

Bëjmë me dije se Di Caprio është një ndër zërat më të fuqishëm që ka bërë fushatë për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe shpalljen e tij Park Kombëtar.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Instagram, aktori i njohur shkruan se tashmë Vjosa do të rrjedhë e lirë përgjithmonë dhe do jetë një pasuri që do t’ua lëmë brezave të ardhshëm.

“Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit dhe ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”, shkruan aktori Leonardo di Caprio.

Fushata për mbrojtjen e Vjosës mori një shtysë kur Leonardo Di Caprio postoi në lidhje me të në Instagram në vitin 2019, duke thënë: "Ky është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës: por për sa kohë?"

Me vendim të Këshillit të Ministrave Vjosa u shpall Park Kombëtar, çka do të thotë se nuk do të lejohet asnjë lloj ndërtimi që cenon lumin Vjosa. E gjithë sipërfaqja e lumit Vjosa, zona bregore, një pjesë e sipërfaqes tokësore, bashkë me tre degët e lumit Drino, Bënsh, Shushicës është shpallur Park Kombëtar, me një sipërfaqja totale 12 727 hektarë. Shpallja e lumit Vjosa si Park Kombëtar ndihmon ruajtjen e një prej lumenjve të fundit të egër të Europës. Ky status nuk do të mbrojë vetëm lumenjtë, por pritet të kthehet edhe në një burim të ardhurash për zonën.

Vjosa, me një gjatësi 272 kilometra, shërben si habitat i mbi 1,100 specieve, ndër të cilat 13 janë gjallesa në rrezik zhdukje në rang global. Këto vlera ekologjike dhe kulturore ofrojnë mundësi të mëdha për eko-turizëm dhe përfitime të tjera ekonomike për njerëzit që jetojnë në rajonin përkatës.

Lumi Vjosa rrjedh 168 milje (270 km) nga malet e Pindit në Greqi përmes kanioneve të ngushta, fushave dhe pyjeve në Shqipëri deri në bregdetin e Adriatikut. I lirë nga digat apo pengesat e tjera artificiale, ai është i pasur me specie ujore dhe numëron kafshë të egra të panumërta, duke përfshirë vidrën, shkabën e rrezikuar egjiptiane dhe rrëqebullin ballkanik të rrezikuar në mënyrë kritike, nga të cilët vetëm 15 vlerësohen të kenë mbetur në Shqipëri.

leonardo di caprio lumi vjosa park kombetar

Lini një Përgjigje