TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Korrik 2025, 14:13

“Veshja ishte problemi më i vogël”, Albina Kelmendi: Egli ta këndonte me zërin e vet këngën patriotike

Shkruar nga Pamfleti

“Veshja ishte problemi më i vogël”, Albina Kelmendi: Egli

E ftuar në emisionin “Live From Tirana”,  nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë artistja e njohur Albina Kelmendi. Ajo ka sqaruar deklaratën e saj ku ka shprehur hapur mospëlqimin ndaj një prej performancave të Egli Takos, e cila në një nga koncertet e saj, interpretoi këngën “Mora fjalë” të artistes Shkurte Fejza, duke u bërë virale në rrjete sociale për shkak të veshjes, që nga shumë komentues u cilësua si mungesë respekti ndaj kësaj kënge patriotike.

Në lidhje me reagimin e Albinës në InstaStory-n e saj, Ronaldo Sharka e pyeti nëse Egli e ka kontaktuar dhe këngëtarja u përgjigj duke thënë:

Jo, jo nuk pres që të më kontaktojë. Besoj se ajo do ta kuptojë shumë mirë dhe jo vetëm ajo,  por edhe stafi që e menaxhon. Unë di një gjë që publiku nuk e meriton këtë. E them me shumë sinqeritet. Nuk është normale të shfaqesh me një paraqitje të tillë, unë nuk e bëra këtë reagim për veshjen. Nëse mendojnë se e kam për veshjen ajo është gjëja më e vogël në këtë temë, le të vishet si të dojë. Problemi është kur mashtrohet publiku, kur shkelet mbi artin e dikujt tjetër, bëhet teatër me historinë tonë kombëtare. Nuk është normale.

Le ta bëjë në versionin e saj, le të shkojë në studio sepse edhe unë njihem për cover-at e mi me këngët patriotike.

Gjithashtu Albina tha se:

Edhe Egli e ka zërin dhe ka talent sepse e kemi dëgjuar, prandaj nuk i ka hije të paraqitet kështu. Nuk i drejtohem vetëm asaj, rastisi që të ishte Egli dhe më vjen keq që qëlloi kështu sepse po paragjykohem në mesazhe. E kam për këtë lloj paraqitje që është bërë e tepërt. Publiku nuk e meriton një gënjeshtër të tillë. Duhen mbrojtur këto këngë me shpirt sepse ne e dimë se në çfarë kohe janë kënduar. Dj mund ta nxjerrë këtë këngë të kënduar nga Shkurte Fejza, por nuk i ka hije që artisti të dalë me mikrofon për të dhënë koncertin e tij qoftë ‘playback’ apo live. 

albina kelmendi egli tako live from tirana

Lini një Përgjigje