TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Mars 2025, 10:25

Valbona largohet nga Big Brother: Suksese Laert!

Shkruar nga Pamfleti

Valbona largohet nga Big Brother: Suksese Laert!

Ashtu siç edhe pritej, mbrëmjen e djeshme, ajo që ka lënë shtëpinë e Big Brother ka qenë Valbona Mhilli, pas nominimit kokë më kokë me Laertin.

Banorja ka lënë përfundimisht garën e Big Brother VIP 4, pas një nominimi të vështirë, për të cilin kujtojmë se vendimin për të e mori Laerti në prime-n e së shtunës.

Publiku ka vendosur dhe Valbona i jep fund rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme, pa pranuar të përcillet nga banorët e tjerë të shtëpisë, ashtu sikurse e do tradita. Të vetmit që e kanë përciellë te dera e kuqe ka qenë Jozi, Gjesti dhe Loredana. Ndërsa insistimit të Laertit për ta takuar, Valbona i është përgjigjur duke thënë: Stop, faleminderit. Suksese!

Laerti: Valbona…

Gjesti: Nuk ka Valbona, kur nuk e ke dashur po ik. Ruaju…

Laerti: Mos na bëj avokatin mbrojtës ti, nuk ke punë në këtë gjë.

Jozi: E pe reagimin?

Valbona: Loredana, të dua shumë dhe shumë suksese…

Gjesti-Laertit: Mos hajde këtu për lojë.

Laerti: Na lër rehat.

Gjesti: A e ke dashur ndonjëherë?

Jozi-Laertit: Të ishe aq burrë, dilje ti i pari. Dil, pse vjen kot në minutë të fundit?

Jozi-Valbonës: Shpirt…

Valbona-Jozit: Forca vëllai, vazhdoje lojën dhe tregoju kush je. Jam krenare për ty.

Laerti: Valbona…

Valbona: Suksese Laert…

valbona eliminim

Lini një Përgjigje