
Në shtëpinë e Big Brother Kosova, duket se vajzat janë më ‘të nxehta’ se djemtë. E meqë nuk kanë gjetur ‘të njëjtën temperaturë’ me çunat, kanë nisur të hedhin sytë tek njëra tjetra. Mbrëmjen e djeshme, Bia Khalifa po vallëzonte shumë ngushtësisht me Benitën dhe me lëvizje provokuese, i është afruar dhe ka shkëmbyer puthje intime, që i është kthyer mbrapsht nga ‘partnerja e vallëzimit’.
Siç shihet nga pamjet, ky veprim ka shkaktuar brohoritma dhe habi te banorët e tjerë që ishin prezentë, të cilët e kanë shoqëruar momentin me duartrokitje dhe fërshëllima.
Videoja është bërë menjëherë virale në rrjet, duke u komentuar për guximin dhe thyerjen e tabuve brenda formatit.
Ky nuk është rasti i vetëm që Bia ka treguar tërheqje seksuale ndaj Benitës, pasi edhe para pak ditësh dy vajzat janë masazhuar me vaj, duke e ‘nxehur’ situatën.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje