
Mes Mozzik dhe Lotinës flirti paska ekzistuar shumë kohë më parë.
Rap-artisti ka ndarë mbrëmjen e djeshme disa postime në llogarinë personale të Instagram-it, teksa tregon se ka qenë ai që i ka shkruar Lotinës që prej vitit 2019.
Por nuk mbaron këtu… Mozzik ende ka vazhduar t’i shkruajë edhe në vitin 2021, mirëpo s’na ka zbuluar nëse ka marrë një përgjigje prej Lotinës apo jo.
Epo kot s’thonë: ‘Gjithçka është e shkruar në yje’!
Dhe s’kishte si ta mbyllte më ëmbël se kaq! Duke ndarë me ndjekësit e tij një foto të Lotinës…
Rikujtojmë që Mozzik ishte në marrëdhënie me Loredanën, gjatë kohës që ka nisur “ngacmimet” ndaj Lotinës, ku po ashtu në vitin 2018 u bë për herë të parë baba i një vajze, Hanës.

Lini një Përgjigje