TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Janar 2025, 14:57

U hoq nga puna, Armaldo Kllogjeri fiton gjyqin me Teatrin e Operas dhe Baletit

Shkruar nga Pamfleti
U hoq nga puna, Armaldo Kllogjeri fiton gjyqin me Teatrin e Operas dhe Baletit
Armaldo Kllogjeri

Tenori Armaldo Kllogjeri dhe njëkohësisht ish-banor i BBVIP 2 ka dhënë lajmin se ka fituar gjyqin ndaj Teatrit të Operës dhe Baletit, që sipas tij, e hoqën padrejtësisht nga puna.

Lajmin ai e ndau me ndjekësit në rrjetet sociale, por u shpreh se tashmë lufta do të vazhdojë me qëllim që ai të rikthehet sërish në punë në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Ai është shprehur se për bukën e fëmijëve të tij e çoi deri në fund këtë çështje.

"Ju e dini që prej disa muajsh unë kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit dhe kam thënë që për bukën e fëmijëve të mi do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje.

Doja t’ju falënderoja nga zemra për mbështetjen dhe suportin që më keni dhënë.

Por gjithashtu dua të ndaj me ju një lajm të gëzueshëm që kam fituar gjyqin me Teatrin e Operas dhe  Baletit, në fakt me ish-drejtoreshën e Operas dhe Baletit e cila ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Tashmë lufta  vazhdon për tu rikthyer në Teatrin e Operas dhe Baletit", u shpreh Kllogjeri. 

 

Lini një Përgjigje