TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Dhjetor 2024, 19:45

U eliminua nga "Big Brother Vip Kosova", Anisa Veseli: Produksioni më bëri padrejtësi

Shkruar nga Pamfleti

U eliminua nga "Big Brother Vip Kosova", Anisa Veseli: Produksioni

Anisa Veseli u eliminua nga Big Brother VIP Kosova 3, pasi një televotimi kokë më kokë me Gjestin. Ky ishte ndëshkimi i Vëllait të Madh për dyshen, pasi ata u futën në tualet bashkë duke thyer rregulloren.

Pas largimit, Anisa ka thyer heshtjen me një reagim në Instagram, ku shprehet se ka qenë ajo që e ka sfiduar Gjestin dhe se i dinte pasojat, por thekson se iu bë një padrejtësi.

“Unë kam qenë ajo që e kam sfiduar Gjestin për të hyrë në tualet, se e kam ditur që është eliminim direkt, por aty ndodhi e kundërta dhe një padrejtësi, sepse nuk është dashur që të jetë kokë me kokë, por eliminim i menjëhershëm”, shkroi Anisa, duke shtuar se ajo e ka fituar Big Brotherin.

“Unë nuk kam mundur të qëndroj brenda më dhe ky ka qenë vendimi im. Big Brother VIP Kosova 3 unë e kam fituar dhe jam shumë krenare për veten e shumë shpejt shihemi me risi që s’i keni dëgjuar ende”, përfundoi ajo.

Lini një Përgjigje