
Cubi Metkaj ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku ka zbuluar më shumë për raportin që ka me Eglin, duke qenë se e ka mikeshë.
Gjithashtu ajo bëri dhe një analizë të lojës brenda shtëpisë së BBV dhe sjelljes së Eglit me Gjestin.
Duke qenë se Cubi e ka sjellë Eglin edhe në “Portokalli” si personazh si kanë qenë komentet dhe si e ka pritur publiku?
Cubi: Vjen një moment që njerëzit ndahen, ka edhe pro ka edhe kundër. Kam patur goxha komente, më saktë që nga momenti që ajo doli, ka patur shumë komente negative. Ndryshe po themi nga ditët më përpara që ka patur komente më tepër pozitive. Njerëzit e kanë përqafuar faktin që ajo u largua, pra e mbështetën vendimin e saj dhe mua më shihnin si antagoniste e saj le ta themi në këtë lloj forme. Kisha komente ‘u bëre ti, s’u bëre ti’ deri edhe në fyerje madje, por mua nuk më vrasin fare këto sepse unë jam aktore dhe i marr parasysh plus që raportin që unë kam, njerëzit nuk e dinë fare. Nuk më lëndon kjo pjesë, absolutisht që jo.
Çfarë do t’i thotë Cubi Eglit për imitimin e saj kur ta takojë?
Cubi: Pres që të thotë ajo, sa e kam arritur. Unë mendoj që duke qenë edhe aktore, Egli sigurisht që përtej edhe raportit tonë, që do ta përqafojë personazhin ashtu siç e kam sjellë unë.
Lini një Përgjigje