
Pas lajmeve të shumta që qarkulluan në media, ku këngëtari i njohur Jozi u përfol se ishte shënjestra e një sulmi me tritol, artisti ka vendosur të reagojë publikisht.
Në një postim në Instastory, Jozi i ka quajtur lajmet e përhapura si ‘hamendësime të portaleve’, duke theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë në to. Kjo, për faktin se lënda shpërthyese ishte vendosur në banesën e fqinjës së Jozit, por flitej se mund të ishte një ngatërresë e atentatorëve, të cilët kanë ngatërruar derën me atë të këngëtarit.
Ai ka sqaruar se organet shtetërore tashmë kanë dalë me një deklaratë zyrtare, duke përcaktuar qartë se ndaj kujt ishte drejtuar sulmi.
Në fund të reagimit të tij, këngëtari ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ndjekësit dhe miqtë që i kanë shkruar dhe janë treguar të shqetësuar për gjendjen e tij.
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe kujdesin,” ka shkruar Jozi.
Lini një Përgjigje