Pas publikimit të një lajmi nga emisioni “Piranjat”, që denonconte një histori të rëndë ku përmendej emri i tij, Fisnik Syla ka reaguar ashpër në rrjetet sociale përmes një Instastory.
Ai ka akuzuar disa media dhe portale se, sipas tij, po bien pre e informacioneve të pavërteta dhe po publikojnë përmbajtje të pa verifikuara në emrin e tij.
Syla e cilëson këtë situatë si të papranueshme, duke theksuar se në rrjet ekzistojnë shumë profile të rreme që përdorin identitetin e tij për përfitime të ndryshme.
Në reagimin e tij, ai ngre gjithashtu shqetësime për përdorimin e inteligjencës artificiale në manipulimin e zërit dhe imazheve, duke paralajmëruar se disa përmbajtje që qarkullojnë mund të jenë të fabrikuara dhe jo reale.
Syla mohon kategorikisht çdo përfshirje në rastin e përmendur nga media, si dhe çdo lidhje me personat e tjerë të përfshirë në histori, duke sqaruar se çdo ndihmë që ai jep është personale dhe jo përmes organizatave apo skemave të strukturuara.
Ai ka kritikuar gjithashtu mënyrën e raportimit të mediave, duke thënë se përdorimi i emrit të tij për klikime është i padrejtë dhe i dëmshëm. Në fund të reagimit, Syla paralajmëron se nuk do të merret më me këtë çështje publikisht dhe se çdo abuzim i mëtejshëm me emrin e tij do të ndiqet në rrugë ligjore.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Fisi akuzohet për mashtrim, por të paktën urojmë të jetë e fundit. Po të klikosh për të në internet, gjen linqe lajmesh të pafundme ku ai akuzohet se në kohë dhe rrethana të ndryshme ka akuzuar qytetarë të ndryshëm, me qëllim përfitimin:
1. Para një viti u akuzua nga një qytetare shqiptare me banim në Belgjikë se i ka marrë 25 mijë euro me premtimin se do t’i bënte dokumentet belge, por pasi ka marrë paratë është zhdukur dhe nuk ja ka bërë dokumentet.
2. Andrea Gjura, i cili jeton në Belgjikë, ka thënë se ishte njohur me Fisnik Sylën në një event, e pastaj i njëjti e kishte nxitur të investonte në një biznes diamantesh, i cili dyshohet se nuk ekzistonte fare.
3. Një tjetër qytetar e ka akuzuar se i ka marrë 13 mijë euro me anë të mashtrimit për një biznes me ora luksoze…..etj.
Lini një Përgjigje