
Në Prime-n e mbrëmshëm u transmetua një insert mbi ‘trekëndëshin’ Rozana-Egli-Gjesti. Të dyja banoret mendojnë se tjetra është xheloze për marrëdhënien që ka gjithsecila me Gjestin:
Egli: Ka momente që specifike e kam ndjerë që unë në sytë e tij jam si gjithë të tjerët. E di lojën e tij dhe nuk kam rënë pre. Unë nuk kam dashur të bëj lojëra me Rozanën më.
Gjesti: Unë nuk kam asgjë me Rozanën. Me Eglin raporti është më i afërt se me banorët e tjerë. Unë nuk dua të kthehem kundër. Ato që thotë nuk janë të vërteta, kam nisur duke i bërtitur. Nuk dua të arrijë në pikën ku kemi qenë.
Rozana: Në shtëpi kemi ngelur shumë pak, nëse do të heqim dorë nga lojërat, nga debatet dhe gjithë të tjerat, i bie të dalim të gjithë nga kjo shtëpi dhe ta mbyllim këtu. Tani nuk do presim të na japë Egli leje, të qeshim kur do Egli. Egli i këkron llogari sikur e ka partner. Le të marrim çantat ne të tjerat dhe të ikim.
Egli: Sa herë që na sheh duke bërë muhabet të dy bashkë, ti afrohesh.
Rozana: Është xheloze kur na sheh bashkë. Mblidhe mendjen dhe kutjohu që këtu është një lojë, sikur the që ‘do vije të luaje’. Gjesti sikur ka ardhur me bashkëshorten këtu dhe nuk bën dot asgjë pa pyetur bashkëshorten. Na ke lodhur.
Lini një Përgjigje