TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Janar 2024, 09:25

Transgjinoren Edona James e krahasojnë me Luana Vjollcën edhe brenda shtëpisë së Big Brother

Shkruar nga Pamfleti

Transgjinoren Edona James e krahasojnë me Luana Vjollcën edhe brenda

Edonën e “BBVK” shpesh herë e kanë krahasuar në pamje me moderatoren Luana Vjollca. Pasi Edona bëri grimin dhe krehu flokët, banorët e vunë re menjëherë ndryshimin në pamje dhe e krahasojnë me Luanën.

Linda: Je bërë si Luana Vjollca. Kur rregullon flokët dhe bën grim, je kopje e saj.

Edona brenda shtëpisë së “BBVK” ka treguar shumë copëza nga jeta e saj, vështirësitë, paragjykimet dhe marrëdhënia me familjarët pasi bëri ndërhyrjen për të ndërruar gjininë.

Ajo ka shprehur që me babain nuk ka komunikim dhe se ai nuk e ka mbështetur për këtë hap në jetën e Edonës dhe se ka vazhduar jetën e tij duke u martuar me një vajzë sa mosha e saj.

Gjithashtu shpesh herë ka pasur edhe përplasje të forta me banorët, vecanarisht me Shqipen, pasi ato të dyja janë kritikuar për sjellje jo korrekte brenda shtëpisë.

edona james luana vjollca

Lini një Përgjigje