
Afrimi i aktores së filmave për të rritur, Bia Khalifa, me banorin tjetër të Big Brother Kosova, Toney, nuk u pa me sy të mirë nga familja e këtij të fundit.
Madje, babai i tij hyri në shtëpinë e famshme dhe kërkoi nga i biri që të shkëpuste marrëdhëniet me vajzën rumune dhe të ‘hidhte sytë’ nga Elijona që, sipas tij, ishte e vetmja ‘e mirëpritur në familje’.
Mesa duket Toney nuk e ka bërë ‘dysh’ fjalën e babait dhe ka ‘hedhur grepin’ tek një tjetër bionde, tek Benita. Ata janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ata kanë treguar një simpati të ndërsjellë, por deri tani janë përpjekur të qëndrojnë paksa indiferentë ndaj ndjenjave që duket se lindin mes tyre.
Së fundmi, duket se situata ka ndryshuar, pasi qarkullojnë pamje që tregojnë puthjen e parë mes tyre.
Edhe pse momenti nuk duket shumë i qartë në pamje, fansat dhe komentuesit e kanë vënë re menjëherë dhe janë nisur të spekulojnë mbi zhvillimet në marrëdhënien e çiftit brenda shtëpisë.
Vërtet babai kërkonte Elijonën, por në fund të fundit, bionde për bionde...!
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje