
Një video e publikuar dje nga produksioni i Big Brother Vip ku zbulohej se Egla mbahej e izoluar në një dhomë brenda shtëpisë, ka bërë xhiron e rrjetit.
Mirëpo një detaj ka tërhequr vëmendjen nga video që numëron mbi 3.5 milionë shikime, sipas ‘voxnews’.
Në dhomën ku mbahet Egla (që duket si ambient i kazermës) ka 3 shtretër. Kjo na bën të mendojmë se ndoshta asaj do t’i bashkohen edhe dy banorë të tjerë, që me shumë mundësi do të jenë Ilnisa me Meritonin.
Kur do të ndodhë kjo? Nuk dihet me siguri, por duke pasur parasysh zarfin e zi ku thuhej se për Ilnisën dhe Meritonin do të merrej sot një vendim, atëherë kjo i lë shteg të lirë supozimit se ata i bashkohen sot Eglës. Dhe nëse kjo ndodh atëherë loja merr kthesë vërtetë interesante.
Megjithatë, përderisa askush nuk e di me siguri çfarë do të ndodhë, le të presim spektaklin e sotëm.
Lini një Përgjigje