
Sot është një nga banorët e “BBVA4”, por hetimet e bëra nga mediat hodhën dritë në të shkuarën e aktorit të njohur shqiptar, Klajdi Musabelliut.
I njohur dhe si një nga personat që i jepnin zë çështjeve politike shqiptare, mësohet se Musabelliu jo rrallë herë ka patur debate me politikanët e vendit, që sot janë ndër kryesorët e qeverisë shqiptare.
“Klajdi Musabelliu kishte mbaruar për komunikimi mediatik, për shkenca komunikimi, fatkeqësia tjetër e tij ishte se ishte se si skraparli ishte me LSI dhe Kryeministri e shkarkoi se nuk kishte të njëjtën bindje politike si Rama. Këto gjëra kanë ndodhur në kohën e diktaturës, por kjo diktaturë e krimit është më e keqe se ajo që kemi kaluar, se po shpërbëhet vendi, është kthyer vend i trafikimit të drogës,”, deklaronte dikur Monika Kryemadhi kur Edi Rama u mor me këngëtarin, pa e ditur se çfarë arsimi kishte.
Kryeministri Rama duke sulmuar LSI-në në atë kohë nga Asambleja e PS-së u shpreh se në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore që drejtohej nga Besian Pesha u gjetën edhe këngëtarë të punësuar.
Pas largimit të padrejtë nga puna, Klajdi iu përgjigj Ramës: “Unë këngëtar, gazetar, dhe aktor dublant jam i nderuar o koleg piktor. Por më mirë këngëtar dhe me dinjitet, se sa të lëpij mendere në këtë kohë bandash, droge, dhe neokomunizmi që po instalon ti. V.F.L.P i nderuar”!
Lini një Përgjigje