TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Qershor 2024, 13:03

“Të janë pakësuar K-rat”, Egla nuk ‘kursen’ kunjat për Romeo Veshajn

Shkruar nga Pamfleti

“Të janë pakësuar K-rat”, Egla nuk

Fituesja e “Big Brother Vip 3”, Egla Ceno vendosi t’i përgjigjej disa pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram. Këta të fundit ishin kuriozë të dinin më shumë për raportin e saj me Romeon, për të cilin nuk e kurseu ironinë.

“Si ka mundësi që ta janëpakësuar K-rat?”, u pyet ajo.

Aktorja u përgjigj se gjatë kohës që ajo ka qenë në shtëpi, faqja e saj menaxhohej nga familjarët dhe për një kohë ka qenë private.

Në fund ajo thotë se nuk i interesojnë K-rat por njerëzit:

“IG ime menaxhohet nga palë të treta dhe gjatë BBV e kishin mbajtur private…shumë kuriozë-sharës-opaaa-vllaa-qielli-i-hënës-së-kaltërt, etj, po zhduken shyqyr Zotit. Mua nuk më interesojnë K-rat, por njerëzit”, është përgjigjur Egla, duke lënë të kuptohet se është linçuar nga mbështetësit e Romeos.

Pas përfundimit të këtij edicioni duket se ndarja e Eglës mes çiftin, Romeo-Heidi nuk ka qenë dhe aq paqësore. Ndonëse brenda shtëpisë më të famshme ata kishin një raport neutral, duket se me përfundimin e kësaj eksperience ata kanë vendosur të qëndrojnë larg njëri-tjetrit, ku nuk mungojnë shpesh edhe komentet ironizuese.

“Të janë pakësuar K-rat”, Egla nuk

egla ceno romeo veshaj kunja

Lini një Përgjigje