
Kristi ka zbuluar në “E diell” se është duke u njohur me një vajzë.
Ai u shpreh se nuk do të largohet nga Shqipëria dhe kjo mesa duket është arsyeja.
“Kush të mban në Shqipëri?”, e pyetën Kristin.
“Unë një zemër kam, 1 mund ta jap”, u përgjigj Kristi, duke nënkuptuar se ka nisur një njohje.
“Pra zemra është e zënë?”- u pyet Kristi dhe ai e pranoi në heshtje.
Ngjarjet që janë pasqyruar në median rozë të çojnë vetëm tek një emër: Dea.
Pas daljes nga BBV2, Kristi u duk sikur u afrua me Jorin, por shumë shpejt, falë edhe emisionit ku janë të dy pjesmarrës, ai u pa gjithmonë e më afër me Dean.
Afrimiteti i tyre në fakt nisi që në fund të BBV2, para se të dilnin e duket se tani gjërat janë bërë më serioze.
Lini një Përgjigje