TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Nëntor 2023, 08:25

SPAK nisi hetimin pasuror ndaj saj, Elvana Gjata 'e djeg' në Kosovë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
SPAK nisi hetimin pasuror ndaj saj, Elvana Gjata 'e djeg' në
Elvana Gjata dhe Ervin Mata

SPAK ka nisur hetimet për këngëtaren Elvana Gjata, pasi sipas komunikimeve në aplikacionin “SKY” mes Matës dhe Breçanit, i ka thënë se “do t'i dërgojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës”.

Hetimi nisi pas arrestimeve të ditëve të fundit nga SPAK, kur 4 persona u arrestuan dhe 6 të tjerët u shpallën në kërkim dhe 1 tjetët në detyrim paraqitje.

Pas lajmit të nisjen e hetimit pasuror, Elvana ka vazhduar aktititet e saj muzikore ku mbrëmjen e djeshme ka mbajtur koncertin e radhës në Gjilan të Kosovës.

Emri i këngëtares është përfshirë edhe në vrasjen në lokalin “Monopol”, më datë 4 tetor 2018, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato. I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa ditë pas ngjarjes.

Në kërkim u shpallën tre persona: ish-komandoja Merviol Bilo, Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe Fabjol Alushi. Ky i fundit u arrestua nga policia vetëm para disa ditësh dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje.

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari.

 



elvana gjata spak hetim pasuror

Lini një Përgjigje