TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Nëntor 2023, 21:25

“Muaj mjalti ëndrrash”, modelja tregon si u njoh me Tibo Kurtua përmes Instagramit

Shkruar nga Pamfleti

“Muaj mjalti ëndrrash”, modelja tregon si u njoh me Tibo Kurtua

Tibo Kurtua po kalon një nga momentet e tij më të mira personale, pasi së fundmi është martuar me modelen Mishel Gerzig dhe ka shijuar një muaj mjalti ëndrrash në “Bora Bora”. Në fushën profesionale, portieri i Realit të Madridit nuk ka të njëjtin fat.

Para fillimit të sezonit ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju për shkak të të cilit nuk mundet të jetë pjesë e sezonit 2023-2024. Bashkëshortja e tij Mishel Gerzig e ka mbështetur shumë në këto momente të vështira.

Muaji i parë ishte shumë i vështirë, por unë qendrova pozitive dhe e mbështeta Tibo fizikisht dhe emocionalisht”, – rrëfen modelja, e cila zbuloi se e njohu portierin belg përmes rrjeteve sociale.

Fillimisht ata po shkëmbenin mesazhe përmes Instagramit, më pas filluan të bënin telefonata në “FaceTime” për gati 6 muaj, derisa u panë për herë të parë në Madrid. Ajo solli një valixhe për dy javë, sepse ideja e saj ishte që më pas të fluturonte në Amsterdam për të punuar, por nuk u largua kurrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Thibaut Courtois (@thibautcourtois)

 

tibo kurtua mishel gerzig

Lini një Përgjigje