
Premiera e filmit “5 Herë Jo” në kinema Cineplexx, mblodhi artistë dhe figura mediatike e jo vetëm.
Jonida Maliqi ishte një ndër personazhet e njohur që parakaloi në tapetin e kuq.
E pyetur nga gazetari i “Shqipëria Live” në lidhje me çështjen e zemrës, Jonida ka preferuar të përgjigjet shkurt, duke thënë se ndihet shumë e lumtur.
Gazetari: Jonida, me çështjen e zemrës, si i kemi punët?
Jonida: Mirë, jam shumë mirë. E rëndësishme është të ndihesh mirë më veten se lumturia vjen nga vetja fillimisht, pastaj nga të tjerët.
Kujtojmë që Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj shijuan një romancë së bashku në vitin 2019, e cila përfundoi po atë vit.
Shpërndarja me shpejtësinë e erës e një videoje të para dy viteve e Jonidës me kolegun dhe mikun e saj prej shumë vitesh, Flori Mumajesi, bëri që marrëdhënie tyre përfundoi pas disa muajsh që dyshja kishte filluar bashkëjetesën.
Lini një Përgjigje