
Në premierën e filmit “5 Herë JO” Ronaldo Sharka ka intervistuar Jonida Maliqin, ku i bëri dhe një pyetje pikante lidhur me “BBV” dhe Romeo Veshaj nuk mund të mungonte.
Ronaldo: Së fundmi, nga përmendja që Romeo bëri në emision, si është raporti mes jush?
Jonida: Mua më vjen çudi për realitetin që na përkon në marrëdhëniet njerëzore, shoqërore dhe në çift. E rëndësishme është të ruash etikën, edukatën, mirënjohjen dhe mbi të gjitha një njeri në jetë mund të ndryshojë gjithçka, po të shkuarën jo. Një njeri që mohon të shkuarën, për mua ka probleme me veten. Në këtë rast nuk kemi komplekse për historinë tonë.
Lini një Përgjigje