
Aktori i humorit Visjan Ukcenaj ishte i ftuar në rubrikën “Pushime on Top”.
I pyetur nëse ka pasur ndonjë situatë të sikletshme më humorin e tij, ai kujtoi skenën në emisionin “Top Arena”, ku ishin të ftuara nënë e bijë, Julia Ilirjani dhe Rene Reffo.
Në një moment ai tha “nuk u jap dorën shushkave” dhe kjo ishte keqkuptuar. Visjani tha se të mërzitesh me batutën e një aktori humori, është injorancë.
“Të të ngelet hatri me një aktor, sa i përket batutës, do të thotë që je njeri i vogël. Të mërzitesh me një artist, është injorancë. Te ‘Top Arena’ mund të kem pasur ndonjë episod. Së fundmi ishin nënë e bijë të ftuara dhe ndjeva një hatërmbetje nga ajo goca.
Ajo nuk e kishte kuptuar fare që unë isha një aktor në rol. Madje batutën aty e bëj gjithmonë, dhe papritur doli dikush që u mërzit. ‘Shushkat” është një batutë që unë e përdor kudo.”-tregoi Visjani.
Lini një Përgjigje