TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Tetor 2024, 11:58

Shtohen telashet për P.Diddy, gjashtë padi të reja: Na drogoi dhe abuzoi me ne kur ishim 13-vjeç

Shkruar nga Pamfleti

Shtohen telashet për P.Diddy, gjashtë padi të reja: Na drogoi dhe

Gjashtë padi të reja civile janë ngritur kundër Sean “Diddy” Combs, duke përfshirë një akuzues, i cili thotë se ata ishin të mitur në kohën kur dyshohet se u droguan dhe u sulmuan nga producenti i muzikës.

Për herë të parë në procesin gjyqësor, i cili po merr përmasa të mëdha   kundër Combs, personazhe të tjerë të famshëm citohen dhe akuzohen për pjesëmarrje në një sulm të supozuar, megjithëse ata nuk janë identifikuar me emër.

Tre paditës janë gra dhe tre janë burra, të paraqitur si Jane Doe ose John Doe. Të gjithë, përveç njërit, pretendojnë se janë droguar nga Combs.

Në një padi të ngritur nga Jane Doe, ajo deklaron se ishte 13 vjeç në vitin 2000, kur u ftua nga një shofer limuzine për të marrë pjesë në një after-party të MTV Video Music Awards, të organizuar nga Combs në New York City. Pasi konsumoi një pije, Doe thotë se ajo ndjehej e përgjumur dhe kërkoi një vend për t’u shtrirë. Combs, bashkë me një person të famshëm dhe një grua e famshme emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, hynë në dhomën e gjumit ku ajo po pushonte.

Paditë, pesë prej të cilave u ngritën në gjykatën federale në Nju Jork dhe një në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut të dielën, përfshijnë akuza për përdhunim, sulm seksual, ngacmim seksual, privim të lirisë së personave nga Combs midis 2000 dhe 2022 në Nju Jork, Los Angeles ose Las Vegas. Të gjitha incidentet e supozuara ndodhën në festa që dyshohet se ishin organizuar nga Combs.

p.diddy padi

Lini një Përgjigje