TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Tetor 2024, 10:34

“Nuk e durojnë dot njëra-tjetrën”/ Dua Lipa dhe Cher hedhin poshtë thashethemet; performojnë së bashku (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk e durojnë dot njëra-tjetrën”/ Dua Lipa dhe Cher

Një duet gjeneratash. Kështu mund të konsiderohet ai mes Dua Lipës dhe Cher në ceremoninë e përvitshme që zhvillohet në Klivlend të Ohajos në muzen “Rock&Roll Hall of Fame”.

Ylli i muzikës Pop me origjinë nga trojet shqiptare, performoi në krah të yllit 78-vjeçar të të njëjtit zhanër, këngën e kësaj të fundit, me titull “Believe”.

Të dyja këngëtaret janë pjesë e historisë së muzikës Pop, njëra si përfaqësuesja e gjeneratës së re, ndërsa tjetra si pjesë e së vjetrës.

Nëpër media është përfolur shpesh se Cher dhe Dua Lipa nuk kanë asnjë konsideratë për njëra – tjetrën, por kjo paraqitje së bashku vërtetoi krejt të kundërtën dhe pati mjaft sukses.

 

cher dua lipa duet

Lini një Përgjigje