TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Tetor 2024, 10:55

Paqe mes Salsanos dhe Luizit, këngëtari i dhuron tufë me lule (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Paqe mes Salsanos dhe Luizit, këngëtari i dhuron tufë me lule

Mbrëmjen e djeshme me shpejtësinë e “erës” qarkulluan në rrjetet sociale disa mesazhe ku pretendohet se Luiz Ejlli ka shkëmbyer me një vajzë misterioze nga Kosova.

Përveç mesazheve, vajzës misterioze i është nisur dhe një audio nga Luizi për ta vërtetuar që në të vërtetë ishte ai.

A janë të vërteta këto mesazhe apo të modifikuara, kjo mbetet për t’u parë në vijim dhe pse jo një reagim nga Luizi do t’i vinte “kapakun” kësaj teme.

Ndërkohë, një tjetër video është duke qarkulluar në rrjetet sociale.

Kasti i “Portokallisë”, pas përfundimit të spektaklit, ishin zhvendosur në një nga lokalet e kryeqytetit e sigurisht nuk kishte si të mungonte as bashkëshorti i Kiarës, i cili është dhe një ndër mbështetësit e saj kryesor.

Në pamjet e publikuara Luizi shihet me një buqetë të madhe me lule.

Por, ai nuk shkon t’ia japë Kiarës, por Salsanos duke e “tradhtuar” kështu partneren e tij. E kjo skenë ka shkaktuar mjaft të qeshura mes aktorëve të “Portokallisë”.

salsano rrapi lule luiz ejlli

Lini një Përgjigje