
Alketa Vejsiu ka publikuar një fotografi të veçantë me miken e saj të zemrës, Nora Gega, dhe bën një dedikim të veçantë për miqësinë e nisur që fëmijë, aftësinë për ta mbajtur e rritur atë përgjatë viteve, si dhe për ta përcjellë te fëmijët e tyre.
"Nora Gega, një nga zemrat me te bukura dhe të jashtëzakonshme, një miqësi sa vetë jeta; që kur ishim të vogla e shkonim në plazh me furgonat e linjës dhe ishim më të gezuarat e botës me pak, deri sot kur fëmijët na janë bërë shokë e behemi grup, në jugun e Shqipërisë...", shkruan Alketa.
Ajo tregon për herë të parë sesi ngulmoi dikur që Nora të futej në botën e televizionit, i cili më pas u bë jeta e saj.
"Pastaj nje dite me kemben e ndrydhur, i thashe duhet te vish se sben ne Televizion se eshte nje vend pune per ty. Me nje kembe te vish; dhe qe atehere Televizioni Radio dhe Muzika u bene jeta e saj", tregon Alketa Vejsiu.
"Nora ishte dhe vazhdon te jete e rralle, me ate zemer te bute dhe ate shpirt elegant, me ate buzeqeshje qe zbut dhe gurin", vijon ajo.
Nora Gega është ish-bashkëshortja e politikanit të lartë socialist Blendi Klosi dhe një ndër cciftet më të përfolu të vitit 2007, vit kur edhe u martuan. Dyshja kanë dy fëmijë, por pas 18 vitesh, çifti vendosi të divorcohej duke i dhënë fund martesës.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje