TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Mars 2025, 16:23

Shokon ish-banori i "BBV": Egli u rikthye për hakmarrje ndaj Gjestit, është lutur korridoreve të TCH

Shkruar nga Pamfleti

Shokon ish-banori i "BBV": Egli u rikthye për hakmarrje ndaj

Po përhapet me shpejtësi lajmi se Gjesti mund të largohet sot nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, pas tensioneve të fundit me rikthimin e Eglit, e cila po e sulmon vazhdimisht.

Ish-banori i “Big Brother Vip 6” Ilir Tozaj tha për “Prive” se nuk ka gjasa që Gjesti të dalë nesër, por ai zbuloi disa prapaskena, duke thënë se Egli është kthyer në shtëpi vetëm për t’u hakmarrë ndaj tij.

Tozaj shtoi se ajo kishte bërë përpjekje të mëdha për t’u rikthyer në lojë, duke e quajtur këtë një lëvizje të qëllimshme për të krijuar tension.

“Është lutur korridoreve të Topit për t’u kthyer. Në një prej ditëve, e kam hasur dhe unë”, shprehet Tozaj mes tjerash.

Ende mbetet për t’u parë nëse Gjesti do të marrë vendimin për t’u larguar nga shtëpia, apo nëse gjithçka është thjesht një thashethem i rrjeteve sociale.

Lini një Përgjigje