TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Korrik 2024, 11:10

‘Sheshohen’ mosmarrëveshjet mes Einxhel dhe Dagz, çifti së bashku në ‘Sunny Hill’

Shkruar nga Pamfleti

‘Sheshohen’ mosmarrëveshjet mes Einxhel dhe Dagz, çifti

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz duket se po jetojnë bashkë dhe të lumtur dashurinë e tyre që nisi në ‘Big Brother Vip’, bashkë me djalin e tyre Trev.

Mirëpo, pak javë më parë një urim publik i munguar nga Einxhel në ditëlindjen e Dagz bëri mediat të flasin për një krizë mes tyre. Moderatorja as nuk u pa në festën e ditëlindjes së partnerit, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se mes tyre ka ndarje.

Ajo zgjodhi të mos reagojë në rrjet as pas lajmeve që qarkulluan për marrëdhëniet e tyre.

Megjithatë duket se gjithçka ka qenë “shumë zhurmë për asgjë”. Kjo pasi Einxhel ishte e pranishme në “Sunny Hill Festival”, aty ku partneri i saj performoi. Sikurse shihet edhe në foton që Einxhel ka postuar, në qafë mban edhe një varëse me emrin e Dagz.

Pra, dyshja janë ende bashkë! Por, nuk përjashtohet mundësia që mes çiftit të ketë pasur krizë dhe gjërat janë sheshuar.

‘Sheshohen’ mosmarrëveshjet mes Einxhel dhe Dagz, çifti

einxhel dhe dagz rikthim

Lini një Përgjigje