
Sa më shumë shkohet drejt fundit, aq më shumë plasin sherret e debatet në shtëpinë e Big Brother. Gara është ashpërsuar dhe mbrëmë ishte radha e Kristit dhe Luizit. Të dy kanë thënë edhe fjalë të rënda për njëri-tjetrin e duket se kanë harruar që para pak kohësh kanë qenë shokë.
Kristi: Ti je injorant komplet.
Luizi: Ti Kristi je kokrra e legenit, bukëshkelës. Ti i sheh femrat si objekte. Vetë e ke thënë.
Kristi: Po e vërtetë është, çfarë ka këtu? Po ik ore se do futen njerëzit do kërkojnë në Google...
Luizi: Ky është ndryshimi mes nesh. Unë i shoh gjërat tek njerëzit, ti i sheh në Google. Je bërë gropë.
Kristi: Injorant, kokrra e injorantit! Ti je pa dinjitet. Unë jam gropë që bëj debat me ty
Luizi: Po ti eksitohesh kur bën debat me mua, vetëm atë ke dashur që kur je futur... Ik tani gjej viktimën e radhës.
Lini një Përgjigje