TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Mars 2023, 14:21

“Se përballoj dot, kisha ardhur vetëm për një muaj”, Olta Gixhari shpërthen në lot, kërkon të largohet nga BBV

Shkruar nga Pamfleti

“Se përballoj dot, kisha ardhur vetëm për një

Aktorja Olta Gixhari ka deklaruar se nuk po e përballon dot më qëndrimin larg djalit të saj në BBV.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët, u shpreh se s’mund të qëndrojë më pa djalin e saj dhe se ishte bërë pjesë e spektaklit vetëm për një muaj.


Mes lotësh u shpreh se po e shkatërron mungesa e Amar.

“Po më shkatërron mungesa e çunit, nuk e di sa do ta shtyj kështu. Se përballoj dot. E ndjej mungesën e shtëpisë, aromën. Kupton sa ftohtë je këtu, sa larg.

Nuk rri më larg çunit, e teprova shumë është e ekzagjeruar, kam ardhur vetëm për një muaj. Jashtë gjërat i rregullova vetëm për 1 muaj. Këtu të rrëmben energjia, loja. Mendoj vetëm çunin më dalin lotët, u shkatërrova nga pagjumësia. I vetmi vend ku e nxjerr është natën, të rëndohet frymëmarrja. Se di sa do të duroj”, shprehet Olta.

olta gixhari bbv

Lini një Përgjigje