TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 9 Prill 2026, 15:49

Rrëfehet Sara Karaj: Tentova t’i bëj dëm vetes, më shpëtuan fëmijët e mi

Shkruar nga Pamfleti
Rrëfehet Sara Karaj: Tentova t’i bëj dëm vetes, më
Rrëfehet Sara Karaj: Tentova t’i bëj dëm vetes, më shpëtuan fëmijët e mi

Sara Karaj ka folur hapur për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj personale gjatë qëndrimit në Ferma VIP 3, duke ndarë një rrëfim emocional që ka tronditur banorët dhe publikun.

Gjatë një bisede me fermerët e tjerë, Sara tregoi se kishte kaluar një gjendje të rënduar emocionale deri në pikën që kishte tentuar të dëmtonte veten. Ajo rrëfeu se pas kësaj ngjarjeje kishte përfunduar në spital në gjendje të rëndë.

“Sapo çunat ishin në gjumë… tentova të dëmtoja veten. Por nuk e kam menduar kurrë se diçka e tillë mund të më ndodhte,” tha Sara, duke shtuar se njerëzit rreth saj nuk po e kuptonin çfarë po i ndodhte në atë moment.

Ajo theksoi se arsyeja kryesore që e ndihmoi të rikthehej dhe të hiqte dorë nga ato mendime të errëta ishin dy djemtë e saj. “E vetmja gjë që më solli në terezi kanë qenë çunat,” u shpreh ajo, duke e bërë të qartë se fëmijët ishin shtylla e forcës së saj për të vazhduar jetën.

Ky rrëfim ka tronditur banorët dhe ka ngjallur diskutime në program, duke nxjerrë në pah rëndësinë e mbështetjes familjare dhe vëmendjes ndaj shëndetit mendor edhe në ambiente televizive.

Së fundmi, Sara ka qenë edhe në qendër të një debati me banorë të tjerë, ku u përdor një gjuhë e ashpër dhe situata shkoi përtej diskutimit normal, çka ka ngritur pyetje mbi dinamikat e brendshme të programit

sara karaj rrefim

Lini një Përgjigje