
Rike Roçi dhe Ilnisa Agolli e kanë patur shumë të hapur ‘luftën’ brenda shtëpisë së Big Brother, por edhe pas daljes gjërat nuk ndryshuan. Dy vajzat nuk mundën kurrë të bëheshin mike. Brenda mureve të shtëpisë së famshme, Meritoni ‘sajdiste’ herë Ilnisën e herë Riken, ndërsa jashtë lidhja me gazetaren u konsolidua dhe djali nga Kosova nuk u pa të shoqërohej më me Rike Roçin.
Miqësia e saj me Meriton Mjekiqin ka pasur krisje brenda shtëpisë më të famshme, por si duket me të vëllain po ia kalon mirë.
Çfarë po kurdisin dyshja, a mund të bëhen Ilnisa dhe Rikja kunata?
Rike Roçi ka postuar një instastory me Rinor Mjekiqin, foto kjo që po komentohet pafund në rrjete sociale. Gjithsesi, “armiku i armikut tim është miku im”, thotë një shprehje e famshme, e duke qenë se as familja e Meritonit dhe as Rikja nuk e durojnë dot Ilnisën, mbase bashkë i ka puqur antipatia për gazetaren.

Lini një Përgjigje