TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Tetor 2023, 12:34

Rama premton t’i shkojë në studio kur të martohet, Donaldi dasmë me Borën këtë verë

Shkruar nga Pamfleti

Rama premton t’i shkojë në studio kur të martohet, Donaldi

I ftuar këtë javë në “Më lër të flas” ka qenë ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana.

Në një intervistë ndryshe për familjen dhe futbollin, nuk ka munguar edhe një sfidë e përgatitur me disa pyetje për të, nga moderatorët Donald dhe Romeo Veshaj.

Pjesë e pyetjeve ishte edhe që Lorik Cana të telefononte kryeministrin Edi Rama dhe t’i thoshte se të kam telefonuar pa dashje…

I gjendur përballë kësaj telefonate, kryeministri ka reaguar me shumë sportivitet!

Nuk mungoi edhe një ftesë zyrtare nga Donald Veshaj, LIVE nga studioja e “Më lër të flas”, të cilës kryeministri iu përgjigj me një batutë të çastit, e cila u prit me të qeshura në studio.

Donald Veshaj: ‘Meqë po flasim në telefon, po përfitoj nga rasti për të të bërë një ftesë zyrtare për në emision…’

Edi Rama: ‘Kur të martohesh ti, atëherë do vij…’

Mesa duket kjo qenka arsyeja pse Bora dhe Donaldi kanë vendosur të martohen.

Sipas ‘Prive’ çifti pritet të kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë verën e ardhshme dhe kanë nisur përgatitjet që tani.

 

edi rama donaldi dhe bora dasme

Lini një Përgjigje