TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Maj 2024, 15:47

“Pyetja e parë që më pëlqen”, pse u çua në këmbë Lisi gjatë intervistës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Pyetja e parë që më pëlqen”, pse u çua

Elvis Myrtaj la punën si gazetar i kronikës për të qenë pjesë e shtëpisë së famshme të Big Brother dhe po, u bë më i njohur se ç’ishte, por a i shërbeu diçka e tillë apo e pengoi për karrierën?

Anja: Eksperienca në Big Brother të ka ndihmuar apo të ka prishur punë?

Lisi: Ja, do i përgjigjem sinqerisht. Të çohem të jap dorën. Më fal që të çova në këmbë, por është pyetja e parë që po më pëlqen. S'ma ka bërë njeri këtë

Anja: Ke të bësh me gazetarë të 'Pamfleti'-t prandaj

Lisi: E shikon çfarë legeni jam?! Fap-fap të manipulova

Anja: Pasi bëre këtë kompliment...., më thuaj përgjigjen

Lisi: Nuk e di, s'e kam menduar ndonjëherë

Anja: Tani që nuk e ke menduar, mos e thuaj, sepse çdo njeri bën një analizë të gjërave që bën

Lisi: Po ku kam aq mend unë sa të bëj analiza?! Unë i jap drejtim, shijoj momentin. Tani, sinqerisht nuk e kisha menduar, por përgjigja ime është kjo: që nuk jam penduar që kam qenë tek ai format, padyshim që po. Që po të më jepej sërish mundësia, pa dyshim që do e pranoja, por më ka bërë shumë shumë mirë, por më ka bërë edhe keq se ku merr vesh vëllai nga showbizzat? Nga vipsat?! Na dalin njerëz përpara 'Ua Lisi', po çfarë Lisi?! Lisi pemthym. Se ai Instagrami të bën dëm

Anja: Ti do të thuash që nuk po e përballon dot famën?

Lisi: Jo, jo se nuk përballoj dot famën, se unë i përballoj të gjitha, por nuk përballoj dot njerëzit e famshëm

Anja: Pse, të takon t'i takosh gjithmonë e më shpesh?

Lisi: Po, më ka rënë ky taksirat

Anja: Dhe nuk i duron dot?

Lisi: Jo nuk i duroj dot, por më duken të çuditshëm. Ne populli i thjeshtë jemi ndryshe

Anja: Po ti mos i merr seriozisht se gjysmat janë rripa, jo vipa

Lisi: Edhe unë hyj tek këta rripat. Pyetja e radhës?

Anja: Mesa kuptoj kjo modesti të ka mbajtur, ose e përdor këtë dhe bën modestin

Lisi: Jo, nuk po hiqem si modest sepse nuk jam modest, por kjo lloj katrahure..

Anja: Po ti e bën rolin e modestit, madje shpesh herë kur ishte brenda Big Brother, kam menduar që modestinë e kishe 'kalin tënd të betejës

Lisi: Jo brenda Bigut e dija që do ndodhte ashtu siç do ndodhte dhe vazhdon akoma ndodh. E mban mend shprehjen 'Hëngshin kokat'? Ende kokat po hanë

Anja: Po format eliminimi është ai

Lisi: Jo, nuk është puna tek eliminimi, por kanë 3 muaj që nuk qeshën një herë, vetëm vrer. Ku rrija dot aty unë?!

(min.2: 05 deri 6: 50)

elvis myrtaj kembe ppp

Lini një Përgjigje