
Pas një periudhe mungese në ekran me projekte të reja, Turjan Hysko (Turi) u rikthye nën petkun e producentit me një prodhim i cilësuar si “film reality show”.
Turi e ka prezantuar këtë projekt me bindjen se “do të ndryshojë rregullat e lojës” në kinematografinë shqiptare.
Premiera e ‘Kazermës’ u mbajt mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ndërkohë që për publikun e gjerë filmi nis të shfaqet në kinema duke filluar nga sot (20 Nëntor).
Kasti përfshin aktorë profesionistë dhe personazhe të njohur publikë si Rudina Dembacaj, Fjoralba Ponari, Gert Ferra, Jonida Shehu, Drini Zeqo, e të tjerë.
Pjesë e kastit të “Kazerma” është edhe blogerja dhe influencuesja e njohur Hatixhe Brika, apo e njohur si Hati, e cila me këtë projekt shënon debutimin e saj në aktrim.
Lini një Përgjigje