TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Gusht 2024, 08:56

Prapaskenat/ S’pranonte ndarjen nga bashkëshorti, si motra e ish-banores së BBV kontaktonte vajzat me të cilat dyshonte se e tradhtonte ai

Shkruar nga Pamfleti

Prapaskenat/ S’pranonte ndarjen nga bashkëshorti, si motra e

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së martës në një restorant në kryeqytet. Vajza e identifikuar si Klea Prenga, ka denoncuar me pamje dhe me emra, sesi është dhunuar teksa ishte duke ngrënë darkë.

Ajo thotë se dikush e ka goditur nga pas dhe i theu një gotë në fytyrë, ndërsa fajtor për këtë sulm bën Mariela dhe Antonela Berisha. Kjo e fundit është e njohur për publikun. E reja thotë se dëmtimet janë të rënda, ndërsa ka publikuar edhe një mesazh, ku i thuhet se “dhurata” nuk ishte nga Antonela, por Mariela, pasi pretendohet se vajza e dhunuar ka hyrë mes një çifti.

Panorama mëson se prej disa muajsh motra e Antonelës është ndarë nga partneri me të cilin ka edhe një djalë. Mariela duket se nuk e ka pranuar këtë ndarje dhe prej disa kohësh vijon të kontaktojë me vajza, për të cilat dyshon se partneri e ka tradhtuar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Klean, e cila është dhunuar pikërisht se dy motrat dyshonin se ishte shkaku i ndarjes së Marielës nga partneri i saj.

Djaloshi në fjalë është një emër i njohur në qarqet e biznesit në Tiranës, si dhe të shumta i ka pasur historitë e dashurisë edhe me vajzat e famshme. Por prej më shumë sesa një viti dukej sikur kishte krijuar familje dhe ishte larguar nga fama e djaloshit që merrej me vajza të njohura. Të paktën deri para pak muajsh, ku dhe raporti i tij me motrën e ish-banores së “Big Brother” ka përfunduar. Kjo e fundit, të shumta i ka pasur skenat edhe në ambiente të tjera, duke mos pranuar kështu ndarjen nga partneri. 

Blogerja e dhunuar barbarisht të martën në ambientet e një restoranti luksoz te Kodra e Diellit, Klea Prenga ka reaguar pas pretendimeve se Marinela Berishaj e kishte sulmuar për shkak të lidhjes jashtëmartesore me bashkëshortin e saj.

Në një reagim në Instagram, 24-vjeçarja shprehet se është goditur padrejtësisht, ndërsa shton se personi që e ka dhunuar nuk ka bashkëshort dhe as i ka ndërhyrë në familje. Ajo quan motrën e Antonela Berishës, ish-konkurrentes së “Big Brother VIP 1” si femër me vetëbesim të ulët e cila beson se mund të fitojë gjithçka me forcë.

Lini një Përgjigje