TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Gusht 2023, 11:51

Post Malone humbi 25 kilogramë, rockstari tregon mënyrën e dobësimit

Shkruar nga Pamfleti

Post Malone humbi 25 kilogramë, rockstari tregon mënyrën e

Ky rockstar është gati të tregojë transformimin e tij...

Post Malone zbuloi se kohët e fundit ai humbi 25 kilogramë, duke shkuar nga 109 kg. në 84 kg. pasi bëri një ndryshim në dietën e tij. Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Austin Post, ia atribuoi transformimin reduktimit të pijeve të gazuara.

"Pijet me gaz janë shumë të këqija. Janë të këqija, por janë edhe të mira," tha 28-vjeçari në një episod të fundit të podcast-it "The Joe Rogan Experience". Ai pranoi se pi shumë pije energjike gjatë koncerteve të tij, por tani thotë se i ka reduktuar.

Dhe ndërsa shumë të famshëm kanë pranuar se kanë përdorur Ozempic-u(një injeksion që ndihmon në uljen e sheqerit në gjak duke ndihmuar pankreasin të prodhojë më shumë insulinë. Nuk është miratuar për humbje peshe, por disa mjekë e rekomandojnë atë për t'u përdorur për humbje peshe), Post më parë tha se ajo nuk është arsyeja e dobësimit të tij." Doja të thosha se nuk jam duke marrë Ozempic, kam pasur shumë njerëz që pyesin për humbjen time në peshë”, shkroi ai në Instagram në prill. "Unë jam duke u argëtuar shumë duke performuar dhe nuk jam ndjerë kurrë më i shëndetshëm."

Post tha se fakti që u bë baba vitin e kaluar i dha atij gjithë motivimin që i nevojitej për të përmirësuar zakonet e tij të të ngrënit.  “Mendoj se jeta prej babai filloi dhe unë vendosa të ha më mirë”, vuri në dukje ai në Instagram, “kështu që mund të jem pranë këtij engjëlli të vogël për një kohë të gjatë”.

Në fakt, mirëpritja e një foshnjeje me të fejuarën e tij – identitetin e të cilës ai nuk e ka zbuluar– ka ndryshuar stilin e jetës së tij në shumë mënyra.

"Tani që u bëra me fëmijë kam ndryshuar shumë në çdo perspektivë, dhe më ka 'ngadalësuar' shumë ritmin, në aspektin e festave, daljet dhe çmenduritë," tha ai në emisionin 'The Zane Lowe' muajin e kaluar.

post malone dobesim

Lini një Përgjigje