TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Prill 2023, 21:13

Plas debati mes Bledit dhe Deas: Ke ardhur deri këtu si kërmilli, me jargë e skuthlliqe

Shkruar nga Pamfleti

Plas debati mes Bledit dhe Deas: Ke ardhur deri këtu si kërmilli, me

Debatet brenda shtëpisë së Big Brother Vip sa vijnë e bëhen më të shpeshta.

Një tjetër situatë tensionuese ka ndodhur midis DeaMishelit dhe Bledi Manes.

Bledi ka bërë një koment të fortë në lidhje me lojën e Deas në “Big Brother VIP”. Sipas tij, ajo ka ardhur deri në këtë pikë si kërmilli, vetëm “me jargë e me skuthlliqe”.

“Ke ardhur si kërmilli. Ke ardhur me fuqitë e tua, me forcën tënde por ke ardhur si kërmilli, me jargë, me skuthlliqe”, i tha ai.

Pjesë nga debati:

Bledi: Ti nuk tërheq dot vëmendje as si prezantuese, as si lojtare.

Dea: Po mirë, ti 50 vjeç dhe në një panel me  mua je.

Bledi: Pse babai jot sa vjeç është? Edhe qenka mëkat të jesh 50 vjeç.

Dea: Po krahason veten me babain tim? Nuk krahasohesh kurrë me të, mos ma përmend mua babain.

Bledi: Lëri këto filma me mua, o arkitekte e dështuar, do të filloj unë?

Dea: Qenke i tmerrshëm, qenke totalisht i paedukatë.

Bledi: Ti je paedukatë, je skuthe, një kërmill që dita ditës do të ngel lëvozhga këtu. Personaliteti 0, ti je Kristi version femër. Na bën alenacë me Luizin kjo merr këshilla dhe tani sillet kështu. Ti në video mbrëmë, ke dalë skuthe 100 karatshe

debat bledi mane dea mishel

Lini një Përgjigje