TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Tetor 2023, 21:42

Pjesë e BBVIP Kosova, rikthehet në vëmendje martesa e transgjinores Edona James dhe afera me ish-futbollistin legjendar të Bajernit

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e BBVIP Kosova, rikthehet në vëmendje martesa e

Menjëherë pas hyrjes në një prej spektakleve më të ndjekura, në rrjetet sociale nisën të qarkullonin foto të cilat rikthenin vëmendjen në marrëdhëniet e mëparshme të transgjinores Edona James.

Edhe para banorëve, ajo ka folur për historinë e saj të vështirë, bullizimet nga fëmijëria, dhe si familja e saj e kishte të vështirë për ta kuptuar dëshirën për të qenë femër.

Pjesë e BBVIP Kosova, rikthehet në vëmendje martesa e

Si një ndër transgjinoret e rralla që zgjedhin të thyejnë tabutë në trojet shqiptare, Edona ka folur edhe për marrëdhëniet e saj të mëparshme.

Ajo ka treguar se ka qenë e martuar me partnerin me të cilin kishte një lidhje dashurie prej 3-vitesh.

Pjesë e BBVIP Kosova, rikthehet në vëmendje martesa e

Në rrëfimin e saj, ajo tregon se dasma ishte madhështore dhe me shumë të ftuar në Gjermani. Gjithashtu ajo theksoi se nuk ishte martuar se kishte ndjenja për partnerin e saj, por e donte për paratë e tij.

Kujtojmë që Edona mori vëmendjen e mediave veçanërisht në vitin 2014, kur u përfol për një aferë me legjendën e futbollit gjerman, Stefan Efenberg.

Pjesë e BBVIP Kosova, rikthehet në vëmendje martesa e

Në rrëfimet e saj, Edona ka zbuluar se i janë dashur 20 operacione plastike dhe mijëra euro për të pësuar transformimin që ajo kishte pritur.

Ajo pranon se ka marrë shumë hormone femërore, pasi mjeku i kishte thënë se në trup ishte mashkull ndërsa në mendje femër.

Pjesë e BBVIP Kosova, rikthehet në vëmendje martesa e

edona james transgjinorja e bbvip kosova stefan efenberg ish-futbollisti legjendar i bajernit

Lini një Përgjigje