
Ceo 50- vjeçar i kompjuterave, Andy Byron, i cili u pa në koncertin e Coldplay duke përqafuar të dashurën e tij 56-vjeçare Kristin Cabot, njëherazi edhe shefja e tij e burimeve njerëzore, duket se do të ketë humbje të mëdha pas këtij veprimi romantik.
Ata janë të martuar. Por me njerëz të tjerë.
Nëse ndonjë veprim divorci është i afërt, spekulohet se pamjet e pakëndshme mund t’i kushtojnë z. Byron një pasuri të konsiderueshme, e cila vlerësohet në 60 milionë paund, por gjysmat mund të shkojnë për bashkëshorten e tij, nëse kjo e fundit vendos t’i japë fund martesës.
Përveç ndarjeve ‘fifty-fifty’ të aseteve martesore, ai është drejtuesi i një firme Inteligjence Artificiale me vlerë një miliard paund, ‘Astronomer’.
Kompania krenohet se stafi i saj është ‘i përkushtuar ndaj përsosmërisë… duke i mbajtur klientët në vend të parë’ dhe ‘qëndron i përqendruar’ në sjelljen e zgjidhjeve të inteligjencës artificiale në botë.
Nuk ke nevojë për ndihmën e inteligjencës artificiale për të supozuar se një astronomer me bazë në SHBA duhet të jetë duke shqyrtuar nga afër politikat mbi marrëdhëniet që mund të shpërqendrojnë punonjësit. Shefja e Burimeve Njerëzore, znj. Cabot, duhet t’i dijë rregullat deri në fund.
Dje, gruaja e zotit Byron, Megan Kerrigan, e hoqi fillimisht mbiemrin e saj martesor “Byron” nga faqja e saj në Facebook në internet – pastaj e fshiu plotësisht llogarinë pasi njerëzit postuan mesazhe mbështetjeje në faqen e saj.
Lini një Përgjigje