TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Gusht 2024, 13:17

Pas ndarjes me Luanën, Krenari bën publik Instagramin dhe publikon video me moderatoren

Shkruar nga Pamfleti

Pas ndarjes me Luanën, Krenari bën publik Instagramin dhe publikon

Fundi i romancës së moderatores Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj, u komentua gjatë kudo nëpër rrjet.

Edhe pse dyshja në asnjë moment nuk ka deklaruar diçka lidhur me marrëdhënien e tyre, veprimi i fundit i bërë prej Krenarit ka vënë pikat mbi “i”.

Pas ndarjes nga moderatorja ai ka bërë publike llogarinë e tij personale të Instagram-it dhe padyshim të gjithë kemi qenë kuriozë se mos ndoshta në ndonjë cep të profilit të tij “fshihej” një gjurmë e Luanës. Epo në fakt nuk jemi gabuar.

Mes postimeve të Krenarit, shfaqen disa video ku dallohet qartazi zëri i Luanës. Epo siç duket edhe pse të ndarë, Krenari ruan disa kujtime me ish-partneren e tij.

Spekulimet për ndarjen mes tyre u ndezën pas publikimit të këngës së Luanës “Atë Natë”, që shumë e interpretojnë se konfirmon ndarjes e saj dhe përqendrimin e saj në projektet muzikore. 

krenar cocaj video luana vjollca

Lini një Përgjigje