TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Gusht 2024, 11:34

Luiz Ejlli premton bashkëpunim me Fifin dhe Teuta Selimin: Sapo të nisin shirat

Shkruar nga Pamfleti

Luiz Ejlli premton bashkëpunim me Fifin dhe Teuta Selimin: Sapo të

Luiz Ejlli, ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se tashmë ka gati katër këngë. Ai thotë se meqë po vjen shtatori, me ndryshimin e kohës do të vijnë edhe baladat.

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2 thotë se po vjen edhe një bashkëpunim me Teuta Selimin. Për këtë, ai ka falënderuar Fifin që i ka shkruar tekstin dhe ka bërë muzikën e këtij projekti.

“Me ardhjen e shtatorit, vijnë edhe shirat. Po në të njëjtën kohë vijnë edhe baladat, unë i kam të mbaruara mbi katër këngë”, u shpreh ai, duke thënë se “është një duet me Teuta Selimin, teksti Fifi, muzika 90 për qind Fifi, dhjetë për qind unë”.

E më pas, me humor shton: “Unë thashë do e nxjerr baladën sapo të fillojnë reshjet, por nuk ma mori mendja që do fillonin pas dy orësh”

Luiz Ejlli premton bashkëpunim me Fifin dhe Teuta Selimin: Sapo të

luiz ejlli balada

Lini një Përgjigje