
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha pas suksesit në Sunny Hill, është filmuar me Monika Kryemadhin në Tiranë.
Deputetja e PL mbylli sezonin parlamentar të premten, për pushimet verore. Të dyja kushërirat, të cilat njihen për raportin e tyre mjaft të afërt, janë bërë bashkë në kryeqytet.
Ndërkohë që mëngjesin e kësaj të diele, Bebe u pa nën shoqërinë e Kryemadhit, duke pirë kafe në qendër të Tiranës!
Vlen të theksohet fakti se Monika Kryemadhi, gjatë një interviste televizive, ka treguar se mamaja e saj dhe babai i këngëtares janë kushërinj të parë, por janë një familje që kanë shumë marrëdhënie të afërta.
Bebe Rexha, është nga Dibra e Madhe njësoj si Monika Kryemadhi, por këngëtarja ka lindur në Brooklyn, në New York.
Lini një Përgjigje