TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Korrik 2024, 15:28

“Bën fotosesione të vajzës për famë”, Kiara i përgjigjet ndjekësit: Aty ju ka ngelur sahati

Shkruar nga Pamfleti

“Bën fotosesione të vajzës për famë”, Kiara

Kiara Tito ka gjetur pak kohë ditën e sotme për t’iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të shumtë. Falë “ask me” në Instagram, zbuluam se Kiara do rikthehet sezonin e ardhshëm në ekran.

“Po”- ishte përgjigjia e saj teksa u pyet se nëse do rikthehet sezonin e ri në ekran, mirëpo nuk zgjodhi të zbulonte më shumë detaje.

Më pas ajo u pyet edhe për shkëputjen e bërë në rrjetet sociale, që sipas Kiarës, e gjitha varet nga sjellja e vajzës, Lunës.

“Nuk jam terhequr, ka ditë që jam aktive dhe ka ditë që jam më pak aktive, si një mami e re besoj më kuptoni që dita ime është në varësi të bebit. Kohët e fundit Luna ka qenë shumë e grindur Megjithatë këtu jam gjithmonëe, nuk dua t’ju lë në pritje, por gjëra shumë të bukura do vijnë në aspektin e karrierës”

Mes tyre nuk munguan edhe komentet negative e me ironi, të tipit: “S’ka më reklama për fëmijë tani. Të ka mbetur vetëm të bësh fotosesione për famë”, të cilave Kiara iu përgjigj kështu:

“Aty ju ka ngel sahati juve, te fama. Unë kam kënaqësi ta publikoj vajzën dhe ta ndaj lumturinë me një publik të madh, i cili na ndjek me shumë dashamirësi prej gati 2 vitesh. Nuk jam as e para as e fundit që ka bërë këtë zgjedhje, e cila për më tepër është shumë personale”

“Bën fotosesione të vajzës për famë”, Kiara

 

 

kiara tito pergjigje vajza

Lini një Përgjigje